​Kalendari i Shqipërisë, ballafaqimi i parë me Anglinë më 28 Mars të vitit të ardhshëm

Ditën e djeshme u hodh shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në Grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon. Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve.

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Grupi I:

Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”

25/03/2021: Andorra-Shqipëri (20:45)

28/03/2021: Shqipëri-Angli (18:00)

31/03/2021: San Marino- Shqipëri (20:45)

02/09/2021: Poloni-Shqipëri (20:45)

05/09/2021: Shqipëri-Hungari (18:00)

08/09/2021: Shqipëri-San Marino (20:45)

09/10/2021: Hungari-Shqipëri (20:45)

12/10/2021: Shqipëri-Poloni (20:45)

12/11/2021: Angli-Shqipëri (20:45)

15/11/2021: Shqipëri-Andorra (20:45)