​Bajrami njofton për pagesat e ekzekutuara sot… Dalin edhe ato të masës 130 euro

Ministria e Financave sot ka bërë pagesa për përfituesit e masës 8, 3a dhe asaj 14.

Në kuadër të masës 8 janë kryer pagesa për 826 përfitues, prej të cilëve 782 kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë 2×130, ndërsa 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë 3×130, me shume totale 220,480 euro.

Në kuadër të masës 3a janë kryer pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1 milion e 350 mijë e 546 euro. Derisa në kuadër të masës 14 janë kryer pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 marrin një pagesë, 545 marrin dy pagesa përnjëherë në vlerë 1 milion e 990 mijë e 690 euro, ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë Hykmete Bajrami në një postim në Facebook.