Vasfije Krasniqi-Goodman: Urime Kosovë, përpara Kosovë

Vasfije Krasniqi-Goodman, ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo është ditë e shënuar për të ardhmen e popullit.

“Me porositë e të madhës Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i saj:

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit.

Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç një herë në njëmijë, populli i Republikës së Kosovës, demostroi qetësi, maturì dhe entuziazëm njëkohësisht.

Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Së shpejti do të kemi institucionet e reja, me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit.

Me porositë e të madhës Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve!

Urime Kosovë! Përpara Kosovë!