Tu japësh shans fëmijëve me aftësi të kufizuara në Indonezi (Video)

Ky indonezian si misioni të jetës së tij e ka bërë edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ai mund të jetë një motiv shtesë edhe për neve që sadopak kemi mundësi, trasnmeton ballkani.info

Quhet Tatang, dhe ishte vetëm shtatë vjeç, kur një operacion për të përmirësuar shikimin, shkoi keq dhe e ia dëmtoi shikimin tërësisht.

“Kur erdha në shtëpi nga spitali, zemra ime u thye, ndjeja se isha rrënuar i tëri”, thotë ai.

Përfundimisht, me mbështetjen e miqve dhe këshillave nga njerëz të tjerë të verbër, ai e mori veten përsëri. Ai mësoi Braille, i cili është një sistem i pranuar universalisht të shkrimit që përdoret nga dhe për njerëzit me vështirësi në shikim, kështu ai vazhdoi të studionte antropologjinë në universitet.

Kur Tatang u kthye në shtëpi në Bandung të Indonezisë pas diplomimit, ai e kuptoi se nuk kishte objekte arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara në komunitetin e tij. Me mbështetjen financiare të vëllait të tij, ai ngriti një shkollë në shtëpinë e tij, duke i mësuar fëmijët të lexonin Braille.

Sot, shumë vite më vonë, shkolla mëson dhjetëra fëmijë me nevoja të ndryshme. Së bashku me të miturit me dëmtime të shikimit, fëmijët me dëmtim të dëgjimit mësohen me gjuhën e shenjave me ndihmën e vullnetarëve, ndërsa të rinjtë me sindromën e Downit marrin vëmendjen që u nevojitet.

Ndonjëherë, Tatang lufton për të mbajtur shkollën që vepron.

“Pas vdekjes së vëllait tim, gjërat kanë qenë shumë të vështira për mua, sepse jo vetëm shkolla, por jeta ime personale u subvencionua nga ai,” thotë ai.

Shumica e studentëve të tij vijnë nga familje nën vijën e varfërisë, duke e bërë të pamundur që ata të paguajnë çdo lloj tarife për mirëmbajtjen e shkollës.

Mundësitë arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Indonezi mbeten të kufizuara. Qeveria indoneziane thotë se po punon drejt përmirësimit dhe ka miratuar një ligj të ri për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Kohët e fundit, Tatang ka marrë ndihmë të kufizuar financiare nga qeveria lokale, por ai ende mbështetet shumë në donacionet e kolegëve indonezianë për të qëndruar në këmbë.

“Unë kurrë mendoj të heq dorë. Pa marrë parasysh se çfarë, studentët këtu janë përgjegjësia ime, dhe unë duhet t’i edukoj, kështu që ata mund të kenë një të ardhme të ndritshme”. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=53kx7Np3T9U