Rezoluta për Srebrenicën

“11 korriku, Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit”- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka miratuar  Rezolutën për Srebrenicën, që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, rezolut kjo e propozuar nga Gjermania dhe Ruanda, shkruan Ballkani.info.

Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar.

Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër, dhe kanë qenë 68 abstenime.

Gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vendet nuk kanë pasur të drejtën e vetos dhe secili nga 193 shtetet anëtare kanë të drejtën e një vote.

Theksojmë se sipas procedurës së Asamblesë së Përgjithshme, vendimet merren me konsensus, ku kërkon që të gjitha vendet të bien dakord për tekstin e projekt-rezolutës, propozimi për Rezolutën për Srebrenicën.

Këtë projekt- rezolutë, nuk e kanë mbështetur Serbia, Rusia dhe Kina, pasi që kanë shprehur edhe kundër-miratimin e saj.

Edhe pse Mali i Zi nuk është në mesin e bashkë-sponsorizuesve, u njoftua se vendi do të votojë për miratimin e rezolutës, pas paraqitjes së amendamenteve në draft.

Misioni i Përhershëm i Serbisë në OKB u bëri thirrje bashkë-sponzoruesve të rezolutës që të tërheqin tekstin e rezolutës në interes të të gjithëve, në radhë të parë të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, por edhe të të gjithë anëtarëve të OKB-së, në mënyrë që shtetet anëtare të të mos vihen në pozitë për të votuar për një çështje të ndjeshme që kërkon konsensus.

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ka deklaruar tha se me Rezolutën për Srebrenicën është nënshkruar fundi i Bosnje-Hercegovinës.

“Bosnje-Hercegovinës i ka ardhur fundi ose, më saktë, i është dhënë fund nga ata që u betuan për të. Mendoj se fundi i Bosnjës dhe Hercegovinës u nënshkrua me atë vendim të Asamblesë së Përgjithshme. Nëse do të realizohet shpejt apo për një kohë të parashikueshme, kjo është çështje e procesit. Ne zgjedhim një ndarje paqësore dhe do të propozojmë që Në mbledhjen e qeverisë në Srebrenicë, ne do t’ia propozojmë palës federale Një sinonim për atë rezolutë mund të jetë fundi i Bosnjë-Hercegovinës”, tha Dodik.

Theksojmë se sot në Srebrenicë, ka pasur dhe vazhdon të ketë një numër të madh të pjesëtarëve të MPB-së së RS-së, e përveç tyre në qytet janë parë edhe despotë dhe autoblinda.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2007 se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.