Timothy Less

Hulumtuesi nga Kembrixhi me analizë ‘skandaloze’ si të Serbisë: Kosova synon ‘ekzod’ të serbëve

Hulumtuesi nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, analiza e të cilit jo rrallëherë korrespondon me proklamimet propagandistike të Beogradit zyrtar, duke folur për agjencionin serb të lajmeve “Tanjug” i ka qëndruar sërish linjave të tyre duke u lëshuar në pretendimet të pabazuara për kinse synim “ekzodi të serbëve nga Kosova”.

“Ndërkohë, politika aktuale e Perëndimit është në ngërç. Kosova po ndjek politikën e saj të integrimit të dhunshëm të serbëve ose, më mirë në këndvështrimin shqiptar, të eksodit të tyre nga Kosova.

Serbia po kundërshton gjithnjë e më shumë çdo njohje të pavarësisë, që është një përgjigje e parashikueshme ndaj asaj që ai e sheh si persekutim të serbëve të Kosovës dhe presion nga Perëndimi për të hequr dorë nga Kosova pa ndonjë kompensim të konsiderueshëm”, tha Less.