Albi Mall Superliga

Mbyllet Superliga: Ballkani feston titullin me fitore, Feronikeli luan në barazh

Pas përfundimit të xhiros së fundit, Ballkani e ka festuar titullin.

Si kampion, skuadra nga Suhareka do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.  Vendi i dytë i ka takuar Llapi që do të luajë në kualifikimet e Ligës së Evropës, ndërsa Drita në vendin e tretë dhe Malisheva në të katërtin do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Gjilani i ka shpëtuar barazhit, në të cilin do të luajë Feronikeli. Skuadra nga Drenasi në barazh pret fituesin e ndeshjes Prishtina e Re – Dinamo Ferizaj.

 Liria e Fushë Kosova ishin përshëndetur më herët nga Superliga.