Spanja finalistja e parë në Kampionatin Botëror

Spanja ka arritur ta fitojë thrillerin pas dy vazhdimeve në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror ndaj Australisë me rezultat 95:88.

Australia ishin në të shumtën e kohës në epërsi, por përvoja e Spanjës bëri që ata të jenë më të vëmendshëm gjatë vazhdimit të dytë.

Koha e rregullt përfundoi 71:71, ndërsa u deshën dy herë nga 5 minuta për t’u përcaktuar finalisti i parë në një ndeshje jashtëzakonisht të bukur.

Australia u tregua kundërshtar i fortë për Spanjën e që ishte hera e parë që ky ekip preku një gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Spanja tash do ta pres fituesin e duelit ndërmjet Francës dhe Argjentinës në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që po mbahet në Kinë.

loading…