12-vjeçari

Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12-vjeçari nga Shtimja, raportohet i zhdukur që nga mesdita

Një 12 vjeçar është raportuar i zhdukur në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes.

Ai është Melos Rexhaj. Familjarët kanë thënë se ai është zhdukur që nga ora 13:00. Ai ka pasur të veshur trenerkë të kaltër dhe pantallona të zi.

Po ashtu ai me vete ka edhe një biçikletë.

“Personi në fotografi është Melos Rexhaj nga fshati Petrovë, komuna e Shtimës fqinjë i imi, 12 vjeçar. Sot prej ores 13:00 është i humbur kishte të veshur nje trenerk të kaltër dhe pantallona të zi ishte me bicikletë, nëse dikush e ka parë diku ose e shehe ju lutem le të lajmroje në këtë numër telefoni 045870606 (Nëna e tij, Hanife Rexhaj) Faleminderit për mirëkuptim  dhe mbeshtetjen!”, shkruan në status Arbër Rexhaj duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.