FOTO

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e martesës  dhe me këtë rast kanë publikuar në Instagram një foto që është shkrepur në vitin 2011.

Ndonëse, shumë ndjekës shprehën urimet në përvjetorin e tyre, disa u trembën pasi princi dhe princesha e Uellsit, publikuan fotografinë bardhë e zi.

Duke marrë parasysh situatën dhe gjendjen shëndetësore të Kate-it, kjo foto bardhë e zi ngjalli frikën tek shumë ndjekës që ka ndodhur diçka e keqe me ta.

Foto: Princ William dhe Kate Middleton / Instagram

Të shumta ishin komentet ku me të parë fotografinë e tyre, menduan se ka ndodhur diçka ters.

“Fotografia bardh e zi, kjo më frikëson”, shkroi një përdorues. “Mendova se kanë vdekur”, ishte një koment tjetër lidhur me këtë fotografi.

“Ju lutem mos më shkaktoni sulm në zemër”, shkroi një tjetër.

Sidoqoftë, kishte edhe të atillë të cilët nuk e shihnin si diçka të keqe këtë fotografi në bardhë e zi, por duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të Kate-it ishte e dukshme që të kishte reagime paniku.