Kodi Civil

“Homoseksualizmi është sëmundje, degjenerim, shfrenim” – Gëzim Kelmendi përballë Vullnet Krasniqit

Në “Pressing” të T7 është duke u diskutuar për premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që do të merret personalisht që të mundësohet shumica për të kaluar Kodi Civil që përfshinë edhe regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Për këtë çështje kanë debatuar kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi dhe gazetari Vullnet Krasniqi.

Gazetari Krasniqi tha se ai është për të drejtat e njeriut, pa dallim.

“Unë jam edhe pro shamisë, por edhe pro martesave të komunitetit LGBT”, tha Krasniqi.

Por Kelmendi tha se homoseksualizmi është degjenerim.

“Homoseksualizmi është sëmundje, degjenerim, shfrenim”, ka thënë Kelmendi.