Podujevë

Dyshohet se është shkelur nga vetura një i moshuar në Lluzhan të Podujevës

Një i moshuar dyshohet se është shkelur nga një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Gazeta mëson jo zyrtarisht se gjendja e të moshuarit është e rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lluzhan.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.