Dhurimi i gjakut

A lejohet që homoseksualët të japin gjak? – Mjeku ndërhyn mes Gëzim Kelmendit dhe Azdren Shalës

Kryetari i partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, tha se homoseksualëve nuk iu lejohet të japin gjak.

“S’guxojnë, në momentin që japin gjak infektojnë”, tha Kelmendi.

Më pas, Azdren Shala nga PSD, tha se një mjek i ka shkruar se deklarata e Kelmendit nuk është e vërtetë.

“Mjeku po më shkrun, po thotë nuk po tregon drejt Gëzim Kelmendi. Nuk e kanë të ndaluar me dhënë gjak, sepse cdo gjak testohet paraprakisht dhe gjaku i njeriut me sëmundje që del pas testimit nuk i jepet askujt”, tha Shala.

Ai tha se mjeku që i shkroi është kirurg i ORL’së.

Kelmendi i kërkoi mjekut që t’ia dërgojë raportin zyrtar.