Qytetari që deshi ta vriste veten në Mitrovicë: S’ma keni maru shpinë qe 20 vjet

Një qytetar mitrovicas, i irrituar me gjendjen ekonomike, kishte hypur mbi objektin e Komunës së Mitrovicës dhe kërcënonte që do të hidhej.

Aty menjëherë kishin arritur Policia dhe Zjarrfikësit, të cilit ishin munduar ta bindnin të lëshohej pa e lënduar veten.

Personi që kishte hypur mbi komunë, akuzonte pushtetin se e la pa shtëpi qe 20 vite.

“S’ma keni maru shpinë qe 20 vjet”, bërtiste nga objekti i Komunës, dhe i vendoste këmbët poshtë.

Personi tani është në duart e mjekëve, pasi u shpëtua nga zjarrfikësit.