Plaçkitet kisha ‘Shën Abrahami’ në Llapushnik

Është thyer dhe plaçkitur kisha ‘Shën Abrahami’, në Llapushnik, me ç’rast janë plaçkitur edhe disa shtëpi në lagjen Sopi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ismet Sopi, akt të cilin e ka quajtur vandal dhe barbar.

“Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka shkruar ai në Facebook.