Nagavci: Jemi për rritjen e dënimeve për ngacmuesit e fëmijëve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se duhet rritur masat që i ndëshkojnë ngacmuesit e fëmijëve për të siguruar një ambient më të sigurt për ta nëpër institucione arsimore.

“Përpos rishikimit të legjislacionit, që sipas mendimit tonë duhet të rrisë dënimet për ngacmuesit e fëmijëve, sidomos në rastet e personelit të angazhuar nëpër shkolla, ne kemi ndërmarrë edhe veprime të tjera konkrete. Gjatë këtij do të mbahen tri punëtori me drejtorët e arsimit komunalë”.

Ajo ka thënë se qëllimi i punëtorive është që edhe njëherë të bëhet i ditur i gjithë legjislacioni që është në mbrojtje të fëmijëve.

“Do të kemi edhe një punëtori për finalizimin e udhëzimin administrativ për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e rrezikut të punës së fëmijëve dhe dhunës ndaj fëmijëve”.

Nagavci ka thënë se ka një varg aktivitetesh për të bashkëpunuar me shoqërinë civile dhe prindërit në vetëdijësimin për mbrojtjen e fëmijëve, duke kërkuar që të respektohet legjislacioni në fuqi në kuadër të parandalimit dhe sigurimit të fëmijëve nga çfarëdo rreziku.

Do të shohim edhe legjislacionit që duhet të jetë në përkrahje të fëmijëve dhe të ketë masa të cilat duhet të vetëdijësojnë të gjithë që çdo abuzim me fëmijët, sidomos e atyre që punojnë me ta, është vepër penale”.