Haradinaj në Lipjan: Do ndërtojmë një Kosovë të fortë që garanton jetë të mirë për të gjithë qytetarët e vendit

Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdoi vizitën e tij sot drejt Lipjanit.

Ai tha se atje u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurtë me një ekonomi të qëndrueshme që garanton jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Në Lipjan u zotova se do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj.