Pajisja e re që mund t’u kthejë shtyllën kurrizore, lëvizjen e duarve dhe të krahëve

Një pajisje që lëshon stimuj elektrikë në shtyllën kurrizore rikthen lëvizjen e gjymtyrëve tek 43 persona tetraplegjikë. Rezultatet e analizave klinike janë publikuar edhe në revistën shkencore Nature Medicine.

Studimi ka përfshirë 60 pacientë, të cilët kishin dëmtime në shtyllën kurrizore dhe si pasojë kishin paralizë parciale ose totale të gjymtyrëve, por edhe humbje të sensibilitetit. Edhe më parë ishte vërtetuar që stimujt elektrikë në kolonën vertebrale në ato zona ku janë neuronet përgjegjëse, mund të rikthejë funskionet, por me procedura që konsistonin në implantimin e elektrodave.

Kësaj here, hapi përpara është bërë në këtë drejtim, pasi elektrodat janë aplikuar në lekurë, pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Pajisja e quajtur Arcex është testuar për herë të parë mbi 60 pacientët, dhe në 43 prej tyre përmirësimet kanë qenë të dukshme, duke rikthyer sensibilitetin dhe lëvizje të vogla të gjymtyrëve.

Pra efikasiteti përllogaritet në 72%, dhe po punohet për ta kthyer në një terapi që të vihet në funksion, pasi përmirësimet në jetën e pacientëve mund të jenë thelbësore.

Me elektroda të vendosura pranë kordës spinale cervikale mbi qafë, pajisja është projektuar për të dërguar një rrymë të fuqishme elektrike në palcën kurrizore për të rikthyer funksionin e krahut dhe të dorës. Rryma elektrike e dhënë pacientëve ishte pesë herë më e fortë se sa duhej të jepej normalisht në trajtim. “Stimulimi i përdorur në këtë studim përdori një formë vale me frekuencë shumë të lartë dhe që na lejon të kalojmë rreth pesë herë më shumë rrymë përmes lëkurës për të aktivizuar palcën kurrizore”, tha Chet Moritz, një inxhinier nervor dhe fiziolog në Universitetin e Uashingtonit. “Stimulimi me frekuencë të lartë mpiu lëkurën nën elektroda në mënyrë që njerëzit të mund ta toleronin lehtësisht atë rrymë stimulimi pesëfish më të lartë,” shtoi ai.