FOTO

Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? Dalin detajet e para

Teksa vetëm pak kohë më parë, Bes Kallaku i dha fund martesës me Xhensila Myrtezaj, në rrjet po qarkullojnë zëra se Besi ka rigjetur sërish dashurinë.

Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.

Sipas fansave dyshja ka nisur një lidhje.

Kanë qenë disa foto të Besit dhe Çiljetës që shtuan akoma më shumë dyshimet e fansave, ku dyshja shfaqen në të njëjtat vende në Bruksel.