Feronikeli shënon ndaj TNS-së

Feronikeli e ka ngushtuar epërsinë e The New Saints, në ndeshjen e parë mes tyre në rundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Uells.

Meval Zeka realizoi për 1:2 në minutën e 89-të.

Ky gol ia shton dukshëm shpresat kampionit të Kosovës për kualifikim në rundin e dytë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi një fitore minimale në Prishtinë do t’i mjaftonte.