FFK

Agim Ademi: “Gjermani 2024” do të flas shqip

Pas suksesit të Kombëtares së Shqipërisë, e cila e siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian, ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Shqipërisë i mjaftoi barazimi i sotëm 1:1 kundër Moldavisë, për ta siguruar biletën drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 në Gjermani.

Tani ka reaguar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se Evropiani “Gjermani 2024” do të flas shqip.

“Në këtë moment shumë të veçantë, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, dua të shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë triumf të madh të futbollit shqiptar.

Vlerësoj thellë faktin se evropiani “Gjermani 2024” do të flasë shqip, duke sjellë kësisoj gëzim të paimagjinueshëm për shqiptarët kudo në botë”, shkroi Ademi.