Analisti

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se kryeministri Albin Kurti është “i rekrutuar nga Serbia”, ka shkaktuar përplasje mes analistëve në studio televizive.

Analisti Dibran Hoxha dhe gazetari Lirim Mehmetaj janë përplasur në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Gazetari Mehmetaj fillimisht e pyet analistin Hoxha se çfarë mendon për deklaratën e Haradinajt. Hoxha i përgjigjet duke i thënë se “edhe ti Lirim je në atë linjë apo dmth edhe ti mendon që ky (Kurti) i shërben Serbisë”

Mehmetaj ia kthen “unë nuk mendoj, unë e di”.

Përplasja verbale ka vazhduar derisa analisti Hoxha është shprehur se “kur nuk ki qysh me bo kritikë të mirëfilltë kalon në konspiracion”, e Mehmetaj i përgjigjet duke i thënë se “të kishe qenë ti i kritikës së mirëfilltë, nuk e kishe përkrahë LVV-në se aty veç konspiracione ka”.

Akuzat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë ndaluar, derisa Hoxha i kujton Mehmetajt përplasjen që pati me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha kur ky i fundit i tha gazetarit Mehmetaj se është i paguar.

“Një person të tha ty javën e kaluar që je i paguar, ti i the nxjerri faktet se pa to nuk të lejoj me fol edhe këtij (Kurtit) ose kushdo që mendon se është i Serbisë publikoni faktet”, iu drejtua Hoxha, Mehmetajt.