Sulmuesi i Kosovës

Arbër Zeneli shënon gol për Elfsborgun

Sulmuesi i Kosovës Arbër Zeneli ka realizuar gol për skuadrën e Elfsborgut në takim ndaj Malmos të martën.

Zeneli golin e ka shënuar në minutën e nëntë.

Për Zenelin ky është goli i tretë ndërsa ka kontribuar edhe me tre asistime këtë edicion.

Aktualisht, Elfsborgu është duke fituar 1:0 ndaj Malmos në kuadër të xhiros së 17-të të elitës së futbollit suedez.