Kampi 'Enver Zymberi'
Presidentja Osmani shtron “Darkën e lamës” në kampin e Njësisë Speciale të Policisë në Mitrovicë (Video)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në këto momente është duke darkuar me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.
Darka është shtruar në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
Kjo është bërë me rastin e festës tradicionale e cila njihet si “Darka e Lamës” e cila zakonisht mbahet në fund të tetorit, kur fillojnë të hyjnë në hambar të shirat e të vjelat e punës verore.
Në këtë darkë po merr pjesë edhe Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjerë nga Qeveria.
@ballkani.info Presidentja Vjosa Osmani, në darkë me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë #vjosaosmani #njesiaspecialekosoves #enverzymberi #kosova🇽🇰 #shqip #prishtina #tirana #shqiperia #albania #fyp #viral ♬ original sound – Ballkani.info