Besnik Mujeci
Rrustemi e kritikon opozitën, pretendon se as prindërit s’i kanë ditë veprimet e Mujecit
Sot në Shqipëri është arrestuar Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pas këtij arrestimi u përjashtua me shpejtësi nga partia. Mujeci dyshohet për trafikim të drogës, ndërsa arrestimi i tij nga policia shqiptare nga ngjallur shumë reagime.
Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe Adnan Rrustemi, deputet i VV-së.
Ai ka pretenduar se me gjasë as prindërit nuk i kanë ditur veprimet e Mujacit.
“Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij.
Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin.” – shkroi ai.