Borrell: Kemi 3 kërkesa të qarta për Kosovën, mosrealizimi do të ketë pasoja
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa të qarta për të dalë nga kriza në veri.
“Zgjedhjet e reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja”- janë kërkesat. Borrell ka thënë se mosrealizimi i tyre do të ketë pasoja të rënda.“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”- ka shkruar Borrell në Twitter.
We have 3 clear requests:
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
– new local elections now
– ensuring the participation of Kosovo Serbs
– start the work to establish the Association of Serbian Majority Municipalities w/in EU-facilitated Dialogue
Failure to do so, will have serious consequences for our relations. pic.twitter.com/xT4n0oPymK