Sërish rezulton i rrejshëm kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës, ka rezultuar të jetë sërish i rremë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti i ka thënë se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.