Formacionet zyrtare: Interi dhe Barcelona në “luftë” për vendin e dytë në grup

Interi dhe Barcelona e zhvillojnë sonte ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Giuseppe Meazza” është vendtakim i dy skuadrave të Grupit C, shkruan Demokracia.com.

Fitorja është i vetmi opsion për dy ekipet që synojnë vendin e dytë në grup.

Ndeshja në qytetin e modës nis nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

INTER: Onana, De Vrij, La.Martinez, Correa, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco, Darmian, Skriniar, Bastoni.

BARCELONA: Ter Stegen, Eric Garcia, Alonso, Christensen, Sergi Roberto, Pedri, Busquets, Gavi, Dembele, Raphinha, Lewandowski.