Gjashtë raste pozitive me COVID-19 të martën në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se të martën në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të MSH-së, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 44 në tërë Kosovën.