Mbytet një fëmijë një vjeçar në një pishinë në Drenas
Një fëmijë një vjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi. Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.
Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia dhe ata janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin. Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.