Valon Syla: A po e bën Albini këtë për familjen Jashari apo për veten?

Sot në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për emërimin e Bashkim Jasharit si komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK).

Derisa, profesori Blerim Latifi thotë se ndërrimi i komandantit të FSK-së është krejtësisht proces normal0

Në komentin e Latifit, ndërhyri gazetari Valon Syla, duke thënë se ‘A po e bën këtë kryeministri Kurti për vete apo për familjen Jashari?’.

“Kur e ka zgjedh Albin Kurti, migjen e Glaukut me qu në Ministrinë e Mbrojtjes, e kanë zgjedh mbi cilin kriter…Pse e zgjedhi bash familjen Jashari. Po të mos ishte Jashar, a do të ishte sot Bashkimi shef i FSK? Është një pyetje legjitme që guxojna me bo. A e meriton? po more, por a do të ishte shef? A i vyjti Albinit?”, tha Syla.