Mbijetesa në izolim: Makiatoja në Vushtrri nga nesër bëhet 0.70 cent

Masat e marra përshkak të pandemisë së Covid-19 që quan në mbyllje të pjesshme sektorin e gastronomisë kanë bërë që lokalet në Vushtrri të rrisin çmimin e kafesë për 20 cent nga dita e nesërme.

Këtë e ka njoftuar njëri nga pronarët e kafitereve në Vushtrri, i cili ka shkruar se janë të detyruar që përshkak të mbijeteses ta bëjnë këtë shtrenjtim.

“Prej ditës së nesërme kemi vendosr që për shkaqe të mbijeteses ekonomike të rrisim çmimin e makiatove në 70 cent” ka shkruar njëri nga pronarët e kafiterive të njohura në Vushtrri, emër i njohur për redaksinë.

Rikujtojmë se çmimi i pijeve të ngrohta si Makiato në Vushtrri, ishte ndër më të lirat në Kosovë, ku një e tillë kushtonte vetëm 0.50 cent.

Ndërkohë që edhe në media të tjera është raportuar për një ngritje të çmimit të makiatos në qytetin e Vushtrrisë.