Sasha Gjogoviq

Ekonomisti serb zgjidhjen e çështjes së dinarit e sheh me licencime e një banke “si ZRRE-ja Elektroserverin”

Ekonomisti serb Sasha Gjogoviq beson se zgjidhja e çështjes së dinarit do të shkojë përmes licencimit të Kursimores Postare të Serbisë nga Banka Qendrore e Kosovës në të njëjtën linjë me Elektroserverin e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për furnizimin dhe faturimin e energjisë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

“Do të jetë e pashmangshme që do të ketë pagesa në euro. Nga deklaratat e përfaqësuesve serbë kam mundur të lexoj se janë të gatshëm për pagesa në euro dhe se ka gatishmëri që të shkohet për licencimin e Bankës sonë të Kursimeve Postare nga Kosova. Autoritetet, përmes të cilave do të mund të vazhdojmë të paguajmë të gjitha kompetencat që marrin qytetarët tanë, por sigurisht që nuk bëhet fjalë vetëm për një faktor ekonomik”.

“Ka edhe një faktor politik në kuptimin nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i njeh kompetencat e Bankës Qendrore të Kosovës, por nëse e keni parasysh se kartat e identitetit, targat dhe vulat doganore tashmë janë të njohura, nëse bëhet integrimi i sektorit të energjisë, atëherë nuk e shoh ndonjë ndryshim të veçantë se me marrjen e licencës do të njihej indirekt juridiksioni i BQK-së, sepse në këtë mënyrë takoheni me qytetarë të kombësisë serbe dhe ua lehtësoni jetën”, thotë Gjogoviq për Kosovo-Online.