Vuçiq kërkon përmbushjen e premtimeve, “pastaj me Kosovën bisedojmë për kompromise”

Jemi të gatshëm të bisedojmë për një zgjidhje me kompromis, por para çfarëdo zgjidhjeje ata (e ka fjalën për zyrtarët e Kosovës, sqarim ynë) duhet të përmbushin atë që e kanë nënshkruar, i ka thënë RTS-së presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi ka thënë se Asociacioni (Bashkësia) i Komunave Serbe duhet të formohet, por jo si ndonjë organizatë joqeveritare. “Ai nuk mund të të jetë njëfarë organizate joqeveritare”, është shprehur Vuçiq.

Sipas tij, përfaqësuesit e Beogradit do të kenë durim.

“Ne do të tregojmë durim dhe mos u merakosni do të kemi durim të mjaftueshëm”, ka thënë presidenti serb në prag të vizitës së përfaqësuesit special të BE-së, Mirosllav Lajçakut në Beograd.

Ka përsëritur se me Lajçakun do të bisedohet për zgjidhje kompromise.

jemi për bisedime dhe përpiqem të mos u përgjigjem marrive të përditshme nga Prishtina. Dëshirojmë paqe e stabilitet, qarkullim mallrash, të kapitalit, të shërbimeve e të njerëzve. Kjo është me rëndësi, ndërsa unë t’i fyej ashtu siç na fyejnë ata neve, këtë nuk mund të bëj”, ka thënë Vuçiqi, ndonëse nuk ngurroi po gjatë zhvillimit të këtij mendimi të shprehet “… përpiqem të mos u përgjigjem marrive të përditshme nga Prishtina”.