BMW M3-së i testohet shpejtësia në autoban të Gjermanisë

BMW Infinitas Hurricane M3 i janë testuar përformancat në një autoban të Gjermanisë.

Pamjet, të mundësuara në këndin ‘Point Of View’ nga vetë shoferi, tregojnë momentin kur makina e përshkon shpejtësinë mbi 300 km në orë për më shumë se 2 herë.

Ndër të tjera, modeli i ri i BMW gjithashtu përshkon shpejtësinë nga 0 në 100 km në orë përbrenda 3 sekondash.

Krahas përformancës së makinës, në sy bie edhe pamja piktoreske që ngërthen në vete autobani në të cilin u testua M3.