Vehbi Kajtazi mesazh Kurtit: Nuk po flet Endrit Thaçi, por djali i Donald Trumpit

Analisti Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se mesazhet e diplomatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë serioze dhe nuk duhet të cenohet raporti me Amerikën.

Kajtazi ka deklaruar se Kurti duhet të merr seriozisht kërcënimet e djalit të Donald Trump, sepse ai nuk është Endrit Thaçi (djali i presidentit Thaçi), por është djali i presidentit amerikan.

Ai tha se djali i Trumpit ka ndikim shumë tek babai i tij për vendimet që merren nga shteti amerikan.

“Ekzistenca e jonë si komb si shtet është fal SHBA’së, për këtë arsye çdo lloj cenimi i raportit me SHBA’të është i dëmshëm për neve dhe duhet të ndalet, sa i përket kërcënimeve të zyrtarëve amerikan, tashmë që vijnë edhe nga Shtëpia e Bardhë, shumë njerëz thanë se kush është djali i Trumpit me fol kështu, duhet me pa edhe politikën e z.Trump, ai i ka gjithë njerëzit e tij në vendimmarrje, e ka vajzën e ka dhëndrin, ai nuk është i ndam, ai nuk është Endrit Thaçi, ai është djali i Donald Trumpit i cili natyrisht që ka ndikim të jashtëzakonshëm në vendimet e presidentit, babait të tij”, tha Kajtazi në RTV Dukagjini.

“Situata në të cilën ndodhemi sot është periudha më e keqe e këtij vendi në raport me përkrahjen dhe mbështetjen e Perëndimit”, tha Kajtazi.

Kajtazi ka ftuar Kurtin që të shqyrton seriozisht kërcënimet e Amerikës.