FSHF-ja lajmëron kthimin e kampionatit vendor, pas ndërprerjes shkaku i tërmetit
Pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe solli pasoja katastrofike, të gjitha ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, që ishin të programuara të luheshin në datat 29-30 nëntor, u shtynë.
50 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës.
Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit kushte bërë të ditur se ndeshjet e të gjithë javës do të shtyheshin.
FSHF-ja tashmë ka vendosur se kur do të luhet kjo javë dhe kur Superiorja do të zbresë në fushë.
Kështu, Federata ka vendosur zyrtarisht se java e 14-të, do të luhet në datat 7 dhe 8 dhjetor. Për ndeshjet e javës së ardhshme, do të ketë një njoftim të dytë.
Ja ndeshjet dhe oraret e tyre:
E shtunë 7 dhjetor:
Luftëtari-Vllaznia 13:30
Bylis-Partizani 13:30
Tirana –Kukësi 16:30
E dielë 8 dhjetor:
Laçi-Flamurtari 13:30
Teuta-Skënderbeu 16:30