Familjarët nisin peticion për të rikthyer Instagramin e Rina Balajt

Kanë kaluar pothuajse më shumë se një muaj që kur reperja nga Istogu, Rina Balaj, është larguar nga rrjetet sociale.

E gjithë kjo duket se kishte të bënte me menaxhmentin e saj “On Records”, nga i cili tashmë ka dhënë dorëheqje.

Megjithatë, pas këtij lajmi u bë e ditur se faqja zyrtare e Rinës është kthyer në llogarinë e ‘ON RECORDS’, ku ish-menaxheri i saj, Met Elshani, tha për Telegrafin se ky Instagram i takon me kontratë labelit të tij.

Që nga ajo kohë nuk kemi të reja nga reperja Balaj, edhe pse me postime në rrjetet sociale është përgjigjur motra e saj, Rudina Balaj.

Kjo e fundit ka nisur një peticion “T’i rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur”- Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja Rina Balaj e
kompanisë, dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë”, shkruhet në peticion.

Momentalisht nga 7500 nënshkrime sa kërkohen mbi 5000 janë arritur.