Ballkani konfirmohet lider duke e mposhtur Feronikelin, Dukagjini ndalë Prishtinën

KF Ballkani ka treguar se është kandidat serioz për titull në Superligën e Kosovës, duke i mposhtur në udhëtim kampionët në fuqi, Feronikelin, në derbin e xhiros së 13-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ të shtunën në mesditë, u fitua me rezultat 0-2 nga Ballkani, që drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.

Njeriu i këtij derbi ishte Blendi Baftiu, që realizoi të dy golat për Ballkanin.

21 vjeçari fillimisht në minutën e 31’ shënoi për 0-1, ndërsa në minutën e 66’, realizoi për 0-2.

Me këto dy gola, Baftiu shkon në numrin e nëntë golave këtë sezon, duke prirë në renditjen e golashënuesve në Superligë.

Në këtë orar, në Superligën e Kosovës janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera.

Është Dukagjini që ka arritur të ndalë në barazimin 0-0 Prishtinën, ndërsa Trepça ’89 ka mundur minimalisht 1-0 Vushtrrinë.

loading…