Mc Kresha në lidhje? Lyrical Son “shkruan” emrin e të dashurës së tij

Mc Kresha është njëri ndër artistët më të dashur të skenës muzikore në Kosovë dhe Shqipëri

Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë labelin e quajtur “P.I.N.T”, ku përveç dyshes së famshme ka edhe shumë artistë të rinj.

Javën që shkoi, Kresha dhe Lyrical Son ishin të ftuar në emisionin “Klanifornia” të Marina Vjollcës.

Në njërën prej lojërave të emisionit, ku dyshja duhej të dëshmonte se e njohin njëri-tjetrin shumë mirë, ishte edhe një pyetje ku Marina kërkoi që të dy ta shkruanin emrin e të dashurës së Kreshës.

Në momentin kur Lyrical Son po shkruante në tabelë, Kresha tha se ai nuk do ta tregojë emrin e së dashurës së tij.

“Jo s’e tregon ai, a thamë ta njohim shokun, unë e njoh shokun tim, s’e shkruan”, tha Kresha.

Ndërkaq Lyrical Son në tabelë kishte shkruar pesë herë shkronjën “X”, e më pas Kresha i tha me shaka se emri përmban gjashtë shkronja.

“Një “X” e ke habitë, gjashtë janë”, tha Kresha.

E nuk mungoi as një koment i Marinës për tërë këtë lojë.

“Mc Kresha më duket se paska të dashur”, tha Marina.

Mc Kresha e ka mbajtur jetën e tij private çdo herë larg publikut dhe mediave, edhe pse është përfolur shumë herë rreth saj, reperi nuk ka dhënë asnjëherë më shumë detaje.

loading…