Aplikacioni Twitter i iOS mbërrin në kompjuterët Mac

Tashmë që macOS Catalina ka debutuar, zhvilluesit mund të përdorin teknologjinë Apple Catalyt për të sjellë versionet e aplikacioneve iPad në desktop dhe një prej debutimeve të shumëpritura ka qenë aplikacioni desktop i Twitter.

I lançuar në Konferencën e Zhvilluesve të Apple WWDC 2019 në Verë, aplikacioni është falas për tu shkarkuar nga App Store.

Nëse uebsajti i Twitter nuk ju mjafton, ky aplikacion i ri në desktop Mac ofron shumicën e funksioneve dhe veçorive që përdorni në aplikacionet mobile.

Ofron mbështetje për “Dark Mode” por nuk rifreskim live të kohështrirjes si aplikacioni i palës së tretë Tweedeck. Lajmi i mirë është se aplikacioni ka të njëjtin kod me atë të iOS dhe është këtu për të qëndruar ndryshe nga aplikacioni tjetër i Twitter për Mac i cili u shua në 2018.

loading…