Rikthehet Liga e Kampionëve, ja ndeshjet më interesante që zhvillohen sonte
Ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen sot dhe nesër.
Në takimet që zhvillohet gjatë mbrëmjes së sotme, spikat ndeshja Tottenham – Bayern Munich.
“Bavarezët” vijnë pas fitores në ndeshjen e parë, kurse “Gjelat” pas barazimit befasues ndaj Olympiakos
Real Madridi pret në “Santiago Bernabeu” klubin belg Club Brugge, kurse Paris Saint-Germain udhëton te Galatasaray në kuadër të grupit A.
Juventus takohet me Bayer Leverkusen, teksa Atletico luan si mysafir i Lokomotiva Moskës.
Më poshtë të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës së sotme.