Pasi u nda nga Gigi Hadid, Zayn Malik nxjerr në shitje shtëpinë luksoze
Gigi Hadid dhe Zayn Malik në fillim të këtij viti kanë ndarë rrugët e tyre, shkruan lajmi.net.
Tani, këngëtari ka vendosur që ta nxjerr në shitje shtëpinë e tij luksoze me vlerë afro 10.8 milionë dollarë.
Kjo shtëpi e çiftit ishte blerë një vit më herët, ndërsa pamja brenda saj është mahnitëse.
Që nga ndarja, Zayn nuk përflitet për ndonjë lidhje të re, por e njëjta gjë nuk qëndron edhe për modelen.
Ajo së fundi është parë disa herë bashkë me një person, i cili dyshohet se është i dashuri i saj i ri.