Një muaj arrest shtëpiak për kryeshefin e Kompanisë Rajonale “Uniteti”
Kryeshefit të Ndërrmarjes Rajonale të Pastrimit KRM “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina, i është caktuar masa arresti shtëpiak prej 30 ditësh.
Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën avokati i tij Musa Damati.
Damati ishte arrestuar dje dhe pas intervistimit në stacionin e policisë është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Damatit mbrapa arrestimit të klientit të tij qëndron politika e cila po tenton atakimin e punës së bërë nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv, Gazmend Morina.