vjedhje

Kapet në flagrancë duke vjedhur në Ferizaj shtetasi i Shqipërisë, dyshohet edhe për katër vjedhje tjera 

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një lokal në Ferizaj, raporton Gazeta Online  Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Policisë, minuta më herët, ai kishte kryer vjedhje edhe në katër lokale të tjera.

“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ‘Gjon Serreqi’ dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Në orën 09:00, disa qytetarë kanë raportuar edhe katër raste të “vjedhjeve të rënda” në lokale, të cilat dyshohet se i ka kryer 28-vjeçari në rrugët “Enver Topalli”, “12 Qershori” dhe “Gjon Serreqi”.

Ai po dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në disa raste të tjera të “vjedhjeve të rënda” në Ferizaj.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.