gaza

Apelohet të dërgohet karburant në spitalin e vetëm që pranon pacientë në Rafah

Nga Spitali Special i Kuvajtit në Rafah, u bë thirrje të shtunën që atyre t’u dërgohet karburant për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të vendit ku kërkohet mjekim.

Gjatë thirrjes u tha gjithashtu se ky spital është i vetmi në provicën e Rafahut që ende pranonte pacientë, raporton AFP.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Fiffiths, tha të premten në X (ish-Twitter) se tash është koha që të dëgjohen thirrjet e bëra gjatë shtatë muajve të fundit, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

“Në një kohë kur populli i Gazës po përjeton urinë … është më kritike se kurrë t’u vëmë veshin thirrjeve të bëra gjatë shtatë muajve të fundit: Lironi pengjet. Bini dakord për një armëpushim. Jepini fund këtij makthi”, ka shkruar ai.