PimEyes

A dyshoni se fotot tuaja janë të disponueshme në internet: Ky aplikacion është zgjidhja

Mënyra se si funksionon faqja e PimEyes është se ju ofroni fotot tuaja dhe i përdor ato për të gjetur të gjitha imazhet tuaja të disponueshme në internet. Kjo teknologji mundëson identifikimin e fotove në internet duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ajo është quajtur “faqja më shqetësuese e inteligjencës artificiale në internet”.

Duke ofruar fotot tuaja te PimEyes, ju mundësoni që të gjejë të gjitha fotot tuaja të disponueshme në internet. Ndërsa disa e konsiderojnë këtë një mundësi interesante, të tjerë e cilësojnë si “ëndrra e çdo spiuni”, pasi të kenë një nga fotot tuaja, mund ta përdorin për të gjetur të tjera, shkruan 24sedam.rs.

I duhen vetëm disa sekonda që një faqe të gjejë foto të tjera bazuar në një, gjë që përbën një sfidë për privatësinë në internet. PimEyes gjithashtu mund të njohë njerëz të ngjashëm me ju me të cilët ndani tiparet e fytyrës.

Edhe pse disa e lavdërojnë atë, duke përmendur shembullin e “gjetjes se kush e përdori fytyrën time pa pëlqimin tim” dhe duke mundësuar marrjen e masave për heqjen e imazheve të tilla nga faqet e internetit, ekziston gjithashtu një rrezik për privatësinë.

Nëse profilet tuaja në rrjete janë publike, atëherë mund të prisni që fotot tuaja janë shkarkuar dhe gjenden në vende të ndryshme në internet. Edhe nëse fotot tuaja postohen në profilet private të mediave sociale, ekziston mundësia që ato të përhapen në të gjithë internetin, raporton Ladbible.