Jonida Maliqi pëlqehet nga publiku europian, renditet e dyta në sondazh
Dy ditë më parë Jonida Maliqi dhuroi një performancë emocionuese për publikun europian në koncertin “Eurovision in Concert”.
Këngëtarja, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’, rrëmbeu duartrokitje të shumta.
Ky event është shumë i rëndësishëm duke qenë se aty prezantohen të gjitha këngët pjesëmarrëse live dhe publiku fillon të krijojë të preferuarit e tij.
Siç duket Jonida dhe zëri i saj është pëlqyer shumë pasi së fundmi në faqen dedikuar Eurovizionit ‘WiwiBlogs,’ Jonida po bën namin.
Në sondazhet e hapura nga faqja e njohur, Shqipëria ka fituar zemrat e publikut dhe është renditur e dyta si pretendente për fituese pas Duncan Laurence, përfaqësuesi i Holandës.