Ronaldo ia kthen Simeones, bën gjestin e tij të famshëm (VIDEO)
Cristiano Ronaldo ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në sfidën e sotme ndaj Atletico Madridit.
Portugezi arriti ta kualifikojë Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke shënuar 3 gola në përballjen e sotme.
Ronaldo shënoi në minutën e 27, 48 e 86. Këtë të fundit e shënoi nga penaltia.
Juventusi përmbysi rezultatin prej 2 me 0 nga ndeshja e parë, për të shkuar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.
Në fund të ndeshjes, Ronaldo ia ka kthyer gjestin e famshëm trajnerit të Atleticos, Diego Simenone, i cili në ndeshjen e parë i kishte fyer tifozët e Juventusit. /Ballkani.info/
LOOK. AT. THIS. pic.twitter.com/GdR0z4qHm1
— Bilal B. (@JuveBillz) March 12, 2019