Mediat serbe
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, duke e bërë 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të këtij Gjenocidi. Për këtë rezolutë votuan 84 vende, 19 ishin kundër dhe 68 vende abstenuan.
Pikërisht numri i madh i vendeve të përmbajtura ishte arsyeja e mjaftueshme që tabloidet e afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të hedhin vrer për vendet që votuan pro rezolutës.
Në krye ishte Informer, i njohur veçanërisht për marrëdhëniet e ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, i cili zgjodhi mesazhin “Serbët nuk janë gjenocidal” për ballinën e numrit të nesërm, së bashku me një foto të madhe të presidentit serb.
Natyrisht, të gjithë titujt janë shoqëruar me një foto të Aleksandër Vuçiqit të mbështjellë me flamurin serb.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_5-32.jpg)
Novosti zgjodhi fjalët “Humbje për Perëndimin”.
Korrieri ka shkruar “Fitore morale”, ndërsa Alo ka zgjedhur mesazhin “Blamçina: Dy të tretat e botës kundër rezolutës”.
“Vesti” zgjodhi titullin “Viktimat tona heshtin”, ndërsa Blic përdori thënien e Vuçiqit “Tashmë jam përkulur para viktimave dhe kam vendosur një lule në Srebrenicë”.
Titujt më të mirë vijnë nga gazetat nominale të opozitës. Kështu, Danas zgjodhi mesazhin “Rezoluta: Përgjegjësia për gjenocidin është individuale”, me një ilustrim interesant për Vuçiqin.
Edhe gazeta Nova ka pasur një ide të ngjashme si Blic, ku në ballinën e tyre shkruante “Vuçiq: Rezoluta nuk do të na sjellë ndryshime”.
Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.
Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_2-45.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_3-39.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_4-33.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_7-25.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_8-20.jpg)